Gripi i shpendëve në Bullgari, ndalesë importi në Maqedoni

Për shkak të paraqitjes së gripit të shpendëve në Bullgari, Agjencia e ushqimit në Maqedoni ka vendosur ndalesë të përkohshme për import dhe transitit të shpendëve dhe produkteve të tyre, përfshirë këtu edhe vezët nga rajoni i Burgasit. Qëllimi i ndalesës është të pengohet bartja eventuale e këtij virusi edhe në Maqedoni. Autoritetet bullgare të veterinarisë pardje informuan për paraqitjen e gripit të shpendëve H5N1 në rajonin e Burgasit, ndërsa dje sëmundja edhe zyrtarisht u konfirmua edhe nga Komisioni Evropian.

Agjencia e ushqimeve u dha direktiva veterinerëve zyrtar dhe shoqatave të veterinarisë për ndjekjen e situatës si dhe rekomandime për marrjen e domosdoshme të mostrave nga shpendë të ngordhura për analiza laboratorike. Deri te kultivuesit e shpendëve gjithashtu është bërë apel për paraqitje të domosdoshme për ngordhjen eventuale të shpendëve në fermat e tyre.  Përveç nga Bullgaria, ndalesa ende është në fuqi edhe për import nga Gjermania, nga rajoni i qytetit Anklam. Nga lista e vendeve me ndalesë për import janë hequr Britania e Madhe, Holanda dhe Italia. Për shkak të pranisë së vazhdueshme të gripit të shpendëve, vendet e Afrikës dhe Azisë tashmë një kohë të gjatë gjenden në listën e vendeve që kanë ndalesë

Lajme të ngjashme

Back to top button