BE do të japë një ndihmë shtesë prej 136 milionë euro për refugjatët sirianë

Bashkimi Evropian ka marrë vendim të ofrojë 136 milionë euro ndihma humanitare shtesë për sirianët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Komisionit Evropian thuhet se gjysma e shumës prej 136 milionë euro do të harxhohet për emigrantët brenda në Siri, ndërsa gjysma tjetër për emigrantët sirianë në Turqi, Liban, Jordani dhe Irak.

Ndihmat do t’iu shpërndahen nevojtarëve me anë të organizatave të ndihmave humanitare. Ndihmat e BE-së janë planifikuar që të sigurojnë ushqim, ujë të pijshëm, strehim, furnizime mjekësore dhe furnizime emergjente për sirianët që janë larguar nga vendi i tyre dhe që janë strehuar në vendet fqinje. Gjithashtu janë planifikuar të shpërndahen edhe në vlerë monetare.

Komisioneri i BE-së përgjegjës për ndihmat humanitare, Hristos Stilianidis i cili vizitoi Libanin dhe Jordaninë duke theksuar se përparësia më e rëndësishme është që të lehtësojmë vuajtjet e viktimave të krizës siriane, ka shtuar më tej duke thënë se vlerëson thellësisht përpjekjet intensive të vendeve fqinje që kanë treguar për strehimin e një numri të madh të refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button