fbpx

Shpenzoi 160 mijë euro të duket si Madonna (FOTO)

Adam Gera quhet personi që ka shpenzuar 160 mijë euro vetëm të duket si Madonna. Ai ka bërë të ditur se 60 mijë euro i ka shpenzuar në operacione plastike, kurse 100 mijë euro në gardërobë, makijazh, këpucë e gjësende tjera.

Thonë që imitimi është dashuria më e madhe për një person! Publiku ka njohur shumë prej tyre, por ndër ta në reality shoun ‘Opsesioni im i çuditshëm’, djali që imiton Madonnën ka marrë vendin e parë.

Ai quhet Adam Gera dhe është i opsesionuar pas Madonnës, e ky opsesion atij i ka shpenzuar 160 mijë euro.

Adam ka thënë se që nga mosha 15 vjeçare ka filluar të vishet si pop këngëtarja. Ai po ashtu ka zbuluar se si ka pasur probleme me nënën e tij, por edhe me të dashurin i cili thotë se e ka kushtëzuar ‘Ose unë ose Madonna’.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close