Bozhoviq: Vuçiq vrau të gjithë ata që thonë se Kosova s’është Serbi

Bojan Bozhoviq, i cili pretendon se ka qenë agjent i Agjencisë kosovare të Inteligjencës (AKI) e ka quajtur akuzën për pedofili, porosi të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një prononcim për Indeksonline, Bozhovi e ka quajtur Policinë e shtetit serb, anti demokratike, meqë sipas tij, kjo polici e ka dërguar fletëarrestin përmes tabloideve.

“Një sistemin e ri në tërë botën demokratike policia e Serbisë, dërgon fletëarrest përmes tabloideve. Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale, por ky është një kontroll kryekëput i Vuçiqit”, ka thënë Bozhoviq për Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet diçka më e mirë nga Beogradi, meqë sipas tij, Vuçiq është ai që i vret të gjithë serbët që mendojnë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe Trepça e qytetarëve.

“Kam një porosi për Vuçiqin: Ti vrave të gjithë ata që thanë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe Trepça e qytetarëve, ti bashkë me banditet e tu”, ka thënë Bozhoviq.

“Nuk pritet asgjë e mirë nga Beogradi, pasiqë jam ish bashkëpuntor i AKI-së. Ky është një sulm i MUP-it dhe Vuçiqit ndaj meje”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button