Bayerni pa 2 lojtarë

Kampionët e Gjermanisë do të rinisin rrugëtimin e tyre drejt titullit të 25-të në Bundesligë këtë të premte kur të përballem me ndjekësin më të afërt në klasifikim, Wolfsburgun e Dieter Hecking në “Wolkswagen Arena”.

Megjithatë në përballjen ndaj “Ujqërve”, Bayerni duhet të vuajë dy mungesa shumë të rëndësishme siç janë ato të francezit Franck Ribery dhe mbrojtësit të djathtë brazilian Rafinha.
Sipas “Bild”, të dy futbollistët kanë pësuar dëmtime të ndryshme në seancën e fundit stërvitore të skuadrës bavarezëve. Nuk dihet ende se sa do të qëndrojnë jashtë fushave Ribery dhe Rafinha por i sigurt është fakti se të dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të Guardiolës për ndeshjen ndaj Wolfsburgut.

Lajme të ngjashme

Back to top button