Kontrolle të detyrueshme psikologjike dhe psikiatrike për mbajtje të armës zyrtare

­ Përmes ndryshimeve ligjore Qeveria do ta avancojë sistemin për parandalim të dhunës, në pjesën e veprimit me armë zyrtare nga ana e personave zyrtaër.

Në qoftë se për ndonjë person është konstatuar ose është filluar procedurë për vepër penale ose kundërvajtje me elemente të dhumës, arma me të cilën disponon në kuadër të shërbimit përkohësisht t’i merret dhe përkohësisht të sistemohet në ndonjë vend pune për të cilën nuk është paraparë përdorim i armës.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev me ndryshimet, të cilat i ka miratuar Qeveria në seancën e fundit, barazohet veprimi i të gjithë institucioneve ku ka persona zyrtar të cilët në kuadër të veprimit të tyre në kryerjen e rrethit veprues të detyrave të tyre të punës kanë prekje gjegjësisht përdorim me armë zyrtare, që, siç tha, krijon mundësi dhe mekanizëm për veprim të hershëm dhe detektim të hershëm të rasteve të këtilla dhe krijon sistem me të cilin do të parandalohen rastet e dhunës familjare.

“MPB­ja, gjegjësisht policia si dhe Qendra për punë sociale do të jenë të obliguara në afat jo më të gjatë se 24 orë nga momenti i konstatimit ose fillim i procedurës zyrtare në të cilën një person zyrtar është i dyshuar se kanë ka bërë vepër penale pse kundërvajtje me elemente të dhunës t’i njoftojnë kompetentët në institucionet ku ai person punon. Kompetentët në institucione, madje, janë të obligueshëm të kërkojnë marrje të municionit dhe armëve nga ana e personave zyrtarë të cilët përdorim atë armë si masë e përkohshme deri në veprimet e mëtejshme procesore”, shpjegoi Gjorgjiev.

Shtoi se pas marrjes së armëve dhe municionit personi i cili dyshohet se ka kryer vepër penale ose madje kundërvajtje me elemente të dhunës duhet të dërgohet në kontroll të jashtëzakonshëm psikiatrik dhe psikologjik ku persona profesionalë, mjekë duhet të japin mendimin e tyre se nëse personi në periudhën e mëtejshme mund të ketë qasje dhe të përdorë armë.

Lajme të ngjashme

Back to top button