Të rinj serbë takojnë Ahmetin, diskutohen marrëdhëniet mes dy vendeve

20 aktivistë nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut nga Serbia u takuan me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shumica e pjesëtarëve të këtij grupi të studentëve e vizitonin Kosovën për herë të parë. Siç njofton komuna ne nje komunikate per shtyp, me kryetarin Ahmeti biseduan lidhur me tema të ndryshme, kryesisht politike. Në fokus të diskutimeve ishte tema e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari Ahmeti tha se nuk është kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime. Në rrethana kur Kosova ka probleme të shumta me sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin ndërsa Serbia ende nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj, dialogimi midis dy shteteve që nuk janë normalizuar përbrenda, është i gabuar. Sipas tij, Serbia fillimisht duhet të marrë përsipër të kaluarën e saj dhe të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të krijohen parakushtet për dialog. / Tch

Lajme të ngjashme

Back to top button