Berisha: Ta dërgojmë vendin në zgjedhje të parakohshme

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve nga faltorja e Kuvendit që të ngrihen të gjithë në protesta për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“I bëj thirrje shqiptare të ngrihen fuqishëm … të çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme si kusht i të gjitha kushteve për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e mafias. Asgjë s’ka më të fortë se parimet që ne besojmë”, tha Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë se ka zgjedhur kërcënimin ndaj Europës.

“Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi nga kreu i saj tek ministrat. Rama kërcënoi gjyqtaren e gjykatës së Kukësit Gërxhaliu duke i thënë të pres këmbët. Nuk duhet të qeshësh se është nën me fëmijë, është shërbëtore e vendit ajo që kryeministri i thotë të pres këmbët. Arjan Çanit i dërgoi ushtarët e Shullazit. Kush ia hodhi kokën dhisë Telnis Skuqit. Konstandini i partisë i hodhi kokën e dhisë Telnis Skuqit”, tha Berisha.

Sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, ai tha se kjo ëndërr sa vjen e zbehet.

“Ta shpëtojmë vendin nga ministrat që vjedhin vendin me tendera… Integrimi për shqiptarët është një horizonte që largohet çdo ditë. Të gjitha kriteret e integrimit të ndërtuara për 2 dekada po çmontohen, ndaj iu bëj thirrje të protestojmë dhe ta çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha ish-kreu i PD-së.

Berisha foli edhe për situatën në burgje, për të cilën shprehu shqetësim pak ditë më parë edhe Avokati i Popullit. Berisha tha se vetëm në një qeli izolohen 20 persona duke e cilësuar këtë si një skandal.

“Burgje dhe hekura, këto i qetësojnë vuajtjet e tij shpirtërore. Sipas raporteve zyrtare të institucioneve thuhet se në një qeli grupohen 20 vetë, sikur të ishin kafshë dhe jo njerëz”, tha më tej Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button