Nobelistja gjermane firmos peticionin për hapjen e dosjeve në Shqipëri

Nobelistja gjermane Hertha Muller ka firmosur peticionin për hapjen e dosjeve të komunizmit.

Deri tani ky peticion është firmosur nga 101 intelektualë nga Shqipëria dhe Europa.

Ndër ta mund të përmendimzv/presidenten e Parlamentit Europian Ulrike Lunaçek, shkrimtarë, gazetarë, publicistë e historianë nga Gjermania, Kroacia, Italia, Franca etj.

Muller ka theksuar se Shqipëria është ndër vendet e fundit që ende nuk i kanë hapur dosjet dhe nuk kanë miratuar ligjin e lustracionit.

Peticioni për hapjen e dosjeve është iniciuar nga shkrimtarja Lindita Arapi.

“Mijëra viktima të ekzekutuara dhe të internuara të cilëve iu rrënua jeta nuk duan mëshirë apo zbukurim të së shkuarës, duan drejtësi”, thuhet në peticion./MAPO

Lajme të ngjashme

Back to top button