LSDM: Dalin në dritë pasojat e zgjedhjeve kriminale të qeverisë Gruevskit

LSDM-ja konstaton se zgjedhjet kriminale që realizoi qeveria e Gruevskit gjatë muajit prill i kanë sjellë dëme plotësuese imazhit të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare. Për këtë LSDM i referohet raportit më t fundit të “Fridom Haus”, sipas së cilës në Maqedoni në mënyrë shqetësues ulen liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Raporti konfirmoi atë të cilën të gjithë qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë dhe e jetojnë në përditshmërinë e tyre. Burg për gazetarë, kufizim të të drejtave të garantuara për grevë, gjykatë të partizuar, vendime gjyqësore të dyshimta dhe jo transparente”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, në mënyrë plotësuese në raportin e Fridom Haus, konstatohet rënia e të drejtave politike për shkak të lëshimeve serioze në procesin zgjedhor gjatë muajit prill.

LSDM- ja thotë se punët në Maqedoni patjetër duhet që të ndryshohen. Sipas tyre largimi i kësaj qeverie është garancia e vetme për kthimin e lirisë dhe drejtësisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button