fbpx

Ademi ndan mëditjet e arsimtarëve sikur të ishin argat të tij, harron nenin 54

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi në formën e një pronari bëri ndarjen mes atyre mësimdhënësve të cilët do të kenë rrogë për muajin janar dhe atyre që nuk mund të llogarisin se në fund të muajit mund të marrin pagën e tyre për shkak të grevës. Për një mësimdhënës ky lajm nuk është aspak i mirë. Ëndrrat e një ministri tregohen të pakuptimta në shumicën e kuadrit mësimdhënës. Të future në grevë, por edhe të ndrojtur nga opinion, shumë nga mësimdhënësit e konsiderojnë ministrin Ademi një pronar vasal të VMRO-DPMNE-së i cili në mënyrë ordinere vë në pikëpyetje dinjitetin dhe bukën  gojës së shumë mësimdhënësve qoftë ajo edhe për një muaj.

Ndonëse ministri Ademi, nuk pasqyron njohuritë elementare për rregullimet ligjore të marrëdhënieve të punës, marrëveshja kolektive për arsimin fillor neni 54 thotë se punëdhënësi është i detyruar që të bëjë kompensimin e rrogës së punëtorëve gjatë kohës së grevës në nivelin e pagës bazë të të punësuarit nëse Sindikata organizon grevë për shkak të thyerjes së të drejtave të punëtorëve.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nellkov, thotë për Portalb se Ministria e Arsimit nuk mund të përzihet në punën e sindikatës. Rrogat e arsimtarëve, thotë Nedellkov, janë të rregulluara sipas Ligjit të punës dhe këtë është mirë që ta lexojë ministri Ademi.

E drejta e grevës është njëra ndër të drejtat themelore dhe kushtëzimet e tilla sit ë ministrit përbëjnë thyerje të këtyre të drejtave.

“Greva nuk mund të jetë arsyeja për mosdhënien e rrogave të mësimdhënësve. Për këtë ministri Ademi duhet t’i referohet Kushtetutës së Maqedonisë dhe konventave ndërkombëtare”, thotë Nedellkov.

“Të gjithë arsimtarët që janë në grevë dhe që janë anëtarë të SASHK-ut pjesën e rrogave nga 20 janari deri në fund të muajit do ta marrin nga SASHK-u ndërsa të gjithë ata që janë në grevë dhe nuk janë anëtarë të SASHK-ut nuk do të marrin rrogë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë”, deklaroi ministri Ademi.

Mirjana Najcevska thotë se si pjesë e stafit akademik, turpërohet nga ministri, jo pse është nga një bashkësi tjetër etnike  dhe jo pse tregon mosnjohje të ligjeve, por manifeston njohuri shumë të kufizuara intelektuale.

Sipas Najcevskës, marrëveshja kolektive ka të bëjë me të gjithë të punësuarit në arsimin fillorë deh ajo është obligative për nënshkruesit e marrëveshjes që do të thotë është obligative për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Sipas Najcevskës, ministri Ademi nuk është  vetëdijshëm se çfarë fletë dhe gënjen opinionin.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te supozojme per nje moment se ky ministri e din se cka thote. Rroge nuk do te kete per grevistet atehere arsimtaret e tille nuk do te jene te obliguar ta kompensojne ate pjese te humbur te mesimit sepse atehere ai ska te drejte te kerkoje nje gje te tille prej atyre qe si pagon. Shko dhe jep doreheqje se je bere nje figure sa tragjike aq edhe komike, ose filloji negociatat me kryesine e sindikates se( ti ne fakt ti nuk mendon) ju mendoni se edhe kesaj here do tu a hedhim se kohe per pritje me ska. Si keni ftyre ju te VMROSE te kerkoni nderprerje greve kur per tre muaj se levizet as edhe nje gur ne lidhje me kerkesat. Greva duhet te vazhdoje deri ne permbushjen e te gjitha kerkesave.

Back to top button
Close