fbpx

Nedellkov: Ademi t’i lexojë ligjet, greva nuk do të ndalet nga presionet e tij

Deklaratat e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi që përmbante në vete ofertën për zhvillimin e dialogut me SASHK-un , por me kusht që të ndalojnë grevën, konsiderohet si një formë tjetër e presionit dhe mungesë e njohjes së ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtën e grevës.

Ministri Ademi deklaroi se zhvillimi i një dialogu me SASHK-un ndërkohë që zhvillohet greva do të ishte një formë presioni për ministrinë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, tha për Portalb se hedhim poshtë pa asnjë rezervë propozimin e tillë të ministrit Ademi të cilën e konsiderojmë njëkohësisht si presion për të ndaluar grevën.  Nedellkov tha se nuk do të biem nën ndikimin e pazarllëqeve të tilla sepse greva është një e drejtë themelore. Nedellkov thotë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të SASHK-ut.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close