Para të shtetit për institute partiake

VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, PDSH, do të fitojë para nga buxheti për formimin e qendrave hulumtuese-analitike, me shembullin e “Konrad Adenauer” apo “Fridrih Ebert”.

Katër partitë më të mëdha në vend, gjatë vitit, me siguri, do të formojnë qendra hulumtuese-analitike për çka do të marrin para nga shteti.

Ligji i cili ju mundëson VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së të konkurrojnë për mjete të buxhetit për hulumtim, planifikim të aktiviteteve të ardhshme, organizim të tribunave, seminare dhe punëtori, do të hyjë në fuqi nga ky muaj, edhe pse është miratuar para dy viteve.

Nuk ka informacione të sakta se sa mjete do të sigurohen nga buxheti vjetor, por në vitin 2013 kur edhe është miratuar ligji parashikohen shuma prej rreth 280 mije eurove që duhet t’ju ndahen katër partive me më shumë vota në zgjedhje.

Çdo qendër në mënyrë plotësuese do të marr edhe nga 10 mijë euro, që do të shfrytëzohen për trajnimin e të punësuarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button