Recension: Bota kujdeset për paratë, Maqedonia për qëndrimet për çështjen e emrit

Nëse deri në zgjedhjet e të dielës së kaluar në Greqi pyetja kryesore ishte se sa e madhe do të jetë fitorja e SYRIZA-s, prej sot, e hënë, temë kryesore është se si kjo parti e majtë do ta ushtrojë pushtetin. Çka të bëjë analitika gazetareske të shtunën në mëngjes, kur dalin botimet e fundjavës? Në këtë tekst është vendosur të bëhet paralelizëm i ofertave kryesore politike për lexuesin, të potencohen dallimet ndërmjet partive dhe liderëve dhe kjo të mos jetë e mërzitshme, por të paraqesë mundësi për njohjen e materies, së bashku me pasqyrën e qartë.


Светот внимава на парите Македонија на ставовите за спорот Нова МакедонијаLinku deri te artikulli origjinal:
Bota kujdeset për paratë, Maqedonia për qëndrimet për çështjen e emrit

Data dhe koha e publikimit: 24.01.2015

Data e recensionit: 26.01.2015

Recensues: Ljubomir Kostosvki

“Ajo me të cilën pajtohen të gjithë është se këto zgjedhje paraqesin konflikt ndërmjet dy politikanëve, të kundërt në shumë aspekte, Samarasit dhe Ciprasit, e ato poashtu paraqesin edhe luftë ndërmjet të vjetrës dhe të resë. Në këto drejtime zhvillohet edhe fushata parazgjedhore, në të cilën Samarasi angazhohet për ruajtjen e stabilitetit aktual ekonomik dhe të politikës së jashtme, ndërsa Ciprasi është paraqitur si revolucionar që do të bëjë shumë ndryshime. Dallimet ndërmjet tyre fillojnë nga prejardhja, pastaj nga përkrahja në vend dhe në botë, idetë për dalje nga kriza ekonomike, e deri te pozitat rreth çështjeve të politikës së jashtme, duke e përfshirë edhe kontestin e emrin me Republikën e Maqedonisë. Gjithsesi, këto dallime nuk janë me intensitet të barabartë për të gjitha temat.”

Ajo që e bën ky artikull që ta paraqesë atë sllallom paralel ndërmjet dy politikanëve kryesorë në këtë moment në Greqi, – Ciprasit, i cili duhet ta formojë kabinetin dhe Samarasit, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skena politike – është përdorimi i elementeve bashkëkohore vizuale.

Për ne paraqet një befasi të këndshme që kontributi e ka atë dozë të matur të cinizmit, që rrallë haset, sa i përket të “preokupimit” tonë me emrin, duke porositur në mënyrë të qartë, që në titull, se bota dridhet për shkak se me paratë e tyre, të lëna në Athinë për tejkalimin e krizës – për të cilën gjë BE-ja u angazhua shumë dhe pret që dikush ta zbatojë atë program, ndërsa ne e shohim duelin politik nga aspekti ynë bilateral, i cili si temë në këto zgjedhje është margjinal!

Kjo është një veprim që duhet përshëndetur për shkak se tregon se hulumtimi i pavarur nuk shkon nëpër rrugën nëpër të cilën kanë ecur “mastodontët” tanë të njohur nga radhët e atyre që thonë “emrin nuk e japim”, për shkak se, pa marrë parasysh se a e pranojmë apo jo, këto zgjedhje duhet të shihen me dioptrinë e ndryshimeve të pashmangshme.

Kontribut që duhet veçuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button