Kamenos: Termi Maqedoni, fantazi e disa njerëzve nga lufta e ftohtë

Pjesëmarrja e partisë nacionaliste “Grekët e pavarur” në qeverinë e kryesuar nga Aleksis Cipras dhe emërimi në postin e ministrisë së drejtësisë të liderit  Panos Kamenos,  ndoshta nuk do të ketë ndikim të madh në politikën e jashtme, por Maqedonia do të ishte  vendi i fundit që ai do ta vizitonte si ministër.

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare Kamenos ka deklaruar se Greqi nuk mund të lëshojë pe për kërkesat e  saja nacionale, sovranitetin dhe integritetin territorial përballë atyre që kanë pretendime të tilla siç është Shkupi.

“Shkupi duhet patjetër të kuptojë se përdorimi i termit Maqedoni nuk është asgjë më shumë se fantazi e disa njerëzve të kohës së luftës së ftohtë.  Qëndrimi grek për çështjen e emrit i sjellë kohë më parë nuk mund të ndryshohet pa u thirr Këshilli i liderëve të partive politike greke”, tha Kamenos.

Që nga marja e posteve, Kamoenos dhe Cipras do të kenë aq fat që askush të mos ua përmend çështjen e emrit me Maqedoninë. Dhe aq më tepër që të u bëhet presion. Të gjitha vlerësimet janë se qeveria e re greke sërish nuk do të ketë presion për zgjidhjen e çështjes së emrit për shkak se çështjet ekonomike do të kenë prioritet në politikën e jashtme.

Lajme të ngjashme

Back to top button