Qytetarët ankohen më shumë për punën e inspektorëve komunal

Këshilli i inspektorëve ka marrë masa disiplinore për punën e inspektorëve për të cilën janë ankuar qytetarët apo firmat. Dy nga masat disiplinore janë për inspektor të tregut dhe një për inspektor të tregut.

“Ka ankesa edhe për inspektorë të tjerë, por jo çdo herë ka bazë të arsyeshme për të ngritur procedura. Është interesant se që nga fillimi i vitit janë shtuar ankesat për inspektorët e punës”, tha drejtori I Këshillit të inspektorëve Vanco Kargov.

Gjatë vitit të kaluar në Këshillin e inspektorëve janë paraqitur 115 ankesa. Nga këto 30 ankesa kishin të bënin me punën e inspektorëve komunal në sektorin e ndërtimtarisë dhe veprimtaritë komunale.

Lajme të ngjashme

Back to top button