Askush nuk është i interesuar për linjën e tramvajit në Shkup

Tenderi për ndërtimin e linjës së tramvajit në Shkup ka ra poshtë. Sot ishte dita e fundit për paraqitjen e ofertave për realizimin e këtij projekti, por në qytetin e Shkupit nuk ka ardhur asnjë ofertë. Afati për shtrimin e ofertave nga firmat vendor dhe të jashtme është shtyrë katër herë, por edhe përkundër pritjes njëvjeçare askush nuk ka shfaqur interes.

Strategjia e mëtejshme për ndërtimin e tramvajit mbetet e panjohur. Qyteti I Shkupit në mënyrë plotësuese do të informojë opinionin  me procedurat, thonë për “Bild” nga zyra për marrëdhënie me publikun nga qyteti I Shkupit.

Faza e parë e ndërtimit të linjës së tramvajit vlerësohet të jetë 243 milion euro. Linja e tramvajit 1 është paraparë të jetë 12,1 kilometra.

Lajme të ngjashme

Back to top button