Interi në bisedime me Touren

Skuadra e Interit nuk ka të ndalur. Neroazzurrët po synojnë që në fund të sezonit ta transferojnë në skuadër edhe yllin e Manchester Cityt, Yaya Touren. Këtë e ka konfirmuar Roberto Mancini.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka luajtur për shumë ekipe, në shumë liga si Belgjika, Spanja, Rusia, Anglia. Atij mungon vetëm Italia, kjo mund të jetë një shans i mirë për të”, ka deklaruar Mancini.

“ Ne jemi duke punuar në atë drejtim. Ka disa lojtarë të cilët mund të ndryshojnë ekip dhe Yaya është një prej tyre. Vitin e ardhshëm ne mund të përpiqemi për ta marrë”, ka theksuar strategu.

Lajme të ngjashme

Back to top button