Kryetari i Karposhit përleshet me një person

Kryetari i Komunës së Karposhit, mbrëmë në parkingun para QT “Zebra” në Shkup për pak sa nuk është rrahur me personin i cili ishte parkuar në hyrje të Qendrës Tregtare, shkruan Vest.

Pasi që sigurimi i qendrës është munduar që ti sqarojë personit se është e ndaluar parkimi i veturave para hyrjes kryesore, por nuk ja kanë arritur qëllimit, ka ndërhyrë kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, i cili ishte aty afër.

Jakimovski është munduar që ti ndihmojë sigurimit por ka ardhur deri te sharjet, ndërsa për pak sa nuk plasën grushtet dhe shqelmat.

Pasi që kanë shkëmbyer fjalë fyese ndaj njëri tjetrit, personi e ka kapur për fyty kryetarin Jakimovski, ndërsa një grua nga restoranti aty afër është munduar që ti ndajë.

“Sa jam nervoz, me vjen që ta vras”, është shprehur Jakimovski, tregojnë dëshmitarët për Vest.

Edhe pse, gazetari i Vest, në profilin e tij në Facebook informoi se Jakimovski ka intervenuar, teksti dhe fotografia që ishin planifikuar të publikohen në ballinën e gazetës, janë tërhequr.

Lajme të ngjashme

Back to top button