Gostivari përforcon sulmin me Ristovskin

Skuadra e futbollit Gostivari ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërsulmuesit 25 vjeçar, Milan Ristovski, i cili sezonin vjeshtor ishte anëtar i ekipit nga Liga e Parë, Teteksi.

Ristovski ka përvojë të madh në futbollin vendor, i cili ka luajtur edhe me ekipet e Cementarnicës dhe Metalurgut, por gjatë karrierës ka qenë pjesë edhe e ekipit Tavsanli në Turqi. Sa i përket paraqitjeve n reprezentacionin, Ristovski ishte pjese e U-17.

“Milan Ristovski është lojtarë cilësor dhe me përvojë, i shpejtë, një lojtar që dinë të shënoje prej çfarëdo pozite”, thotë drejtori i KF Gostivarit, Argjent Beqiri.

Milan Ristovski ishte pjesë e ekipit të Gostivari në ndeshjen e fundit kontrolluese ndaj Horizont Turnovës. Pritet që brenda dy ditëve, KF Gostivari të kompletoj transferimin edhe të një super futbollisti. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button