LSDM: Pushteti aktual nuk ka ndjenjë elementare për interes shtetërorë

Po të mendonte Qeveria e Nikolla Gruevskit për interesat e shtetit në Maqedoni, po të ishte me të vërtetë aq e tronditur në aspektin patriotik siç paraqitet, po ta donte shtetin dhe popullin, a do t’ia bënte këtë të keqe Republikës së Maqedonisë? Maqedonisë i është marrë e drejta e votës në Kombet e Bashkuara me nënshkrim të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Mun, tha në konferencën e sotme për shtyp, Viktor Gaber, anëtarë i Komisionit për punë të jashtme të LSDM-së.

-Dy vite me radhë shteti jonë nuk ka paguar kontribute ndaj Organizatës botërore. Për shkak të borxhit të papaguar prej 24. 000 dollarë, Maqedonia është në grupin e atyre që nuk kanë paguar së bashku me Somalinë, Ruandën, Jemenin, Sao Tome dhe Principe. Këto nuk janë as 23. 000 euro, sipas të dhënave në opinion, i ka marrë për shpenzime rruge nga buxheti deputetja e VMRO DPMNE-së, Silvana Boneva. Që do të thotë, ka mjete kur bëhet fjalë për xhepin e funksionarëve të VMRO DPMNE-së ndërsa nuk ka mjete kur bëhet fjalë për shtetin. Nuk jemi të befasuar. Vetëm se ndjejmë keqardhje që edhe bota është dëshmitare në çfarë derexhe kemi rënë si shtet. Pushteti aktual nuk ka ndjenjë elementare për interes shtetërorë dhe nuk ka minimum kapacitet shtetërorë. Përgjegjësia është e Nikola Gruevskit dhe pushtetit të tij dhe zgjidhja është vetëm një. Patjetër duhet të largohen- tha Gaber.

Lajme të ngjashme

Back to top button