Letër nga arsimtarët e ZLM: Nuk pranojmë asnjë rezultat nga testimi ekstern

Ja letra e plotë:

Ne profesorët grevistë pranë Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” – Shkup deklarojmë se, nuk do të pranojmë asnjë lloj rezultati që do të dalë nga testimi esktern i viteve të katërta (IV).

Fatkeqësisht këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të disa veprimeve që bien ndesh në rradhë të parë me etikën tonë profesionale.

Të hënën, 26.01.15, kryetarët e kryesive të klasave, gjithsej 18 klasë, mbajtën mbledhje dhe vendosën ta bojkotojnë testin. Por, mbi nxënësit tanë menjëherë filluan kërcënimet, frikësimet dhe presionet e vazhdueshme dhe të ndryshme (për çka dëshmon edhe pankarti i lartshënuar  dhe i ngjitur nga vetë nxënësit) se nëse  e bojkotojnë testin në fund të vitit do të dënohen me notë të dobët nga lënda aktuale dhe se nuk do të kenë të drejtë më t’i nënshtrohen testimit ekstern.

Nxënësve nga profesorët testatorë u janë dhënë përgjigje të gatshme duke rrezikuar në këtë mënyrë pjesën më të madhe të kolegëve të tyre grevistë, pjesa më e madhe veç më të dënuar, për shkak të lëshimeve identike edhe viteve të tjera.

Mosidentifikimi i nxënësve para testimit la të hapur mundësinë për manipulimin me numrit e nxënësve që janë futur në testim, kurse  sipas informatave nga vet nxënësit k, ka pasur edhe raste kur nxënës i njëjtë ka hy në test disa herë, për vete dhe për nxënësit qe nuk janë paraqitur në test, dhe e tëra kjo ndodhte para syve të inspektorëve.

Duke i qëndruar besnik kërkesës së parë të “Sindikatës për arsim” – mbi heqjen e testimit ekstern dhe duke u bindur gjithnjë e më shumë ditëve të fundit se asaj çfarë prodhon një mënyrë e tilllë e vlerësimit, (i cili është në kundërshtim të plotë me kriteret për vlerësim tëpërcaktuara nga Byroja per Zhvillim të Arsimit),  mund t’i vihet çdo lloj emri, por jo edhe “rritje cilësie në arsim”, ne arsimtarët, arsimdashësit dhe cilësi-kërkuesit e vazhdueshëm të vlerave të vërteta tek të rinjtë tanë, sot më shumë se kurrë jemi të bindur se kërkesat tona janë më se të vërteta dhe më se të drejta.

Nga profesorët –  grevistë të Shkollës së mesme  “Zef Lush Marku” – Shkup

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nese keto “manipulime” do te ishin te verteta, Edhe nje informate shtese ne lidhje me ket. Deri vjet perderisa dhe keto profesor grevist kishin intereset e veta individuale dhe personale ua jepshin pergjigjet bile bile kam informata se dhe kan hyre ne provim ne emer te nxenesve. Ndersa sot ato e kundershtojne ate kinse manipulim. Tegjithe grevistet jane profesoere te vjeter ne ZLM dh e te gjitha keto ” manipulime” me nxenesit ne testime eksterne , testatoret i kane mesuar nga ato !
    Tjeter se di sa e dini se me ze jane te gjithe grevista dhe sulmojne, bejne presione mbi koleget jo-greviste, prekin ne ndergjegjen dhe bindjen e tyre, ofendojne , e nga ana tjeter i kane te plotesuara te gjitha oret, plus jane te evidentuara ne listen e jogrevisteve perafer 78-80 mesimdhenes ( 60 nga keto jane nga ato “grevistet” ) . Kjo esht politik e mbrendshme e shkolles duke keqtrajtuar miresine dhe njerzine e drejtorit udheheqes nga nje grup profesoresh, (edhe ne nxenesit jemi te vetdishem dhe i shofim te gjitha gjerat ) , pasiqe drejtori rrn indifferent dhe e kryen detyren e tij me se miri se kush do drejtor ne kete shtet. Me gjith respektin dhe pa asnje gje personale. LJu si media ti keni parasysh dhe keto detaje,.

  2. Te nderuar kolege grevist qe jeni duke protestuar ne ate shkolle qe eshte me emer ne Maqedoni eshte e drejta juaj qe te kerkoniate qe ju mendoni se eshte e mire dhe e drejte, mirepo aspak nuk eshte e drejte te shani dhe ureni ato kolege tuaj te cilet kane mendim ndryshe nga ju dhe te cilet duan te punojne.
    te pretendoni se eshte bere ndonje kercenim ndaj nxenesve eshte e keqja me e madhe qe ju mund te beni, apo me mir te themi te manipulohen nxenesit qe te hyne gjegjesisht te mos hyne ne testim nuk eshte mire per disa shkaqe:
    1. Ju kolege te nderuar nuk e dini aspak ligjin per testim ekstern ku qarte thuhet se nxenesi i cili pa arsye nuk i nenshtrohet testimit ekstern mer noten 1, ndersa “dkush” i nxit duke ju thene mos hyni ne test se keni afat te dyte, qe nuk eshte e vertete.
    2. Nese profesoret te cilet kane qene testator jane pa vendime nuk don te thote se ato nuk dina apo jane analfabet, sepse deri para disa ditesh kishte profesor me 10 e me teper vite pune pa vendim.
    3. Ju te nderuar profesor vazhdimisht thireni ne kerkesen e SASHK -ut per greve kinse ajo eshte per heqjen e testimit ekstern, mirepo asnjeri nu e keni lexuar ate, sepse ne te qarte kerkoet vetem heqja e denimeve per mesimdhenesit.
    Dhe per nefund ju kisha lutur qe mos i futni nxenesit ne lojen tuaj.

  3. na falni, ktu te letra paskemi ba nji gabim se cashtu thojshin ama gabim, nvend t’heqjes testimit ekstern shkrujka vech suspendiranje na parichnite kazni za nastavnicite spored rezultatite od eksternoto ocenuvanje na uchenicite. njeri xhall gabon…

  4. E ju lumte te nderuar greviste vetem pas 8 diteve greve po e shihni se nuk protestoni per heqjen e testimit ekstern, por per heqjen e denimeve te mesimdhenesve. Por si do tua shpjegonit kete atyre nxenesve te “mire” qe donin tju perkrahnin ne qellimin tuaj “fisnik”per heqjen e testimit ekstern.

  5. i lus profesoret dhe nxenesit ta ruajme dinjitetin ton dhe te shkolles Zef Lush Marku ti nderpresim komentet se vetem e demtojm vetveten .Ky dualitet i rrejshem ka shkaktuar qe dy duart e nje trupi dhe dy krahet e nje shpendi te luftojn kundra njera tjetres ne vend qe te bashkuar ta luftojm armikun agresiv genjeshtar .

Back to top button