fbpx

Shkelet me veturë një fëmijë pesë vjeçar, vozitësi largohet nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë pesë vjeçarë mbrëmë rreth orës 20:20 është sjellë në spitalin e Velesit pa shenja për jetë. Pasi është pranuar, mjekët janë munduar që ta shpëtojnë dhe ta kthejnë në jetë por nuk ja arritën qëllimit.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmë vonë rreth orës 20 në rrugën lokale që kalon mes qendrës së Prevalecit. Fëmija me nënën dhe vëllain, janë nga fshati Jabollçisht e Epërme, ndërsa në Prevalec pritnin transport për tu kthyer në shtëpi. Fëmija është shkelur nga vetura, ndërsa pas përplasjes vozitësi nuk ka ndalur por ka vazhduar rrugën.

Rastin e kanë konfirmuar zëdhënësja e spitalit të Velesit, Silvana Mishkova si dhe zëdhënësja e Policisë së Velesit Anita Stojkovska.

Sipas kësaj të fundit, policia ka ndërmarr masa për gjetjen e autorit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close