fbpx

Mot i ndryshueshëm

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në pjesët jugore janë të mundura reshje të dobëta lokale. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus dy deri në tre, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë nga katër deri në nëntë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare, me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius. Ndryshim i madh i motit pritet nga e pmemtja pasdite. Nën ndikim të serisë së valëve të lagështa nga Mesdheu do të ketë reshje më reja vërshuese të shoqëruara me erë të fuqishme jugore. Nëpër male reshjet do të jenë të borës. Më të fuqishme reshjet do të jenë në orët e natës të premten drejt të shtunës dhe të shtunën drejt të dielës, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë relativisht i ngrohtë me rrymë të ngrohtë jugore. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej gjashtë deri në 11, respektivisht 12 gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close