Mëngjesi i kobshëm për tetovarin, bie nga skelet dhe vdes

Tetovari,  N. M,  57 vjec, vdiq sot gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Zhelinë, informoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Sipas informative të para, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 11, kur i ndjeri Naizm. M ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skelet. Nga plagët e marra ka vdekur në vend të ngjarjes. 
N. M, ishte i punësuar në firmën “ Golec Trans”. Ekipi policorë, prokurori publik dhe gjykatësi hetues kryejnë  hetimet në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button