Barcelona në gjysmëfinale (Video)

Barcelona ka arritur të triumfojë edhe në sfidën e dytë kundër Atletico Madridit në Kupën e Mbretit.

Pas fitores në sfidën e parë në Camp Nou 1:0, katalunasit triumfuan edhe në Madrid, kësaj here 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 u kualifikuan në finale.

Neymar (9’ dhe 41’) dhe Miranda (38’ ag) shënuan golat e kësaj fitoreje të mysafirëve, teksa për vendasit realizuan Torres (1’) dhe Raul Garcia (30’).

Ndryshe, Atletico e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Gabit dhe Suarezit.

Lajme të ngjashme

Back to top button