fbpx

Michelle s’vë shaminë, Mbreti Salman ‘braktis’ ceremoninë pritëse të Obamës (VIDEO)

Vendi konservator ku femrave nuk u lejohet as të drejtojnë një automjet, ka rregulla strike sa i përket daljes së tyre në publik. Ato duhet të kenë gjithmonë të mbuluara flokët përndryshe mund të cilësohen si ‘imorale’, transmeton Top Channel. Ky rregull i shkelur nga Michelle Obama nuk ngjalli reagimin e pritshëm. Në rrjete sociale pati disa postime kundër zgjedhjes së saj, por ato ishin të papërfillshme me numrin e përdoruesve të rrjeteve sociale në Arabinë Saudite, e për më tepër Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nuk ishte e vetme, zgjedhjen e saj e bëri edhe Merkel që u ndal në Riad për t’i shprehur ngushëllimet udhëheqësit të ri të vendit për vdekjen e Mbretit Abdullah.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, e që njëkohësisht rriti respektin e sauditëve për mbretin e tyre të ri, Salman, ishte ‘braktisja’ që ky i fundit i bëri ceremonisë pritëse të Barack Obama-s për të kryer faljen e radhës.

Obama priti për më shumë se 10 minuta, deri në përfundimin e faljes prej Mbretit dhe më pas ceremonia vijoi normalisht, sipas axhendës së parashikuar përfshirë këtu takimin ku shefi i Shtëpisë së Bardhë i shpreh ngushëllimet monarkut të ri saudit për vdekjen e Mbretit Abdullah.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close