Aliti kritikon bashkëpartiakët e BDI që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese

Deputetja nga radhët e BDI-së, Nora Haliti ka kritikuar bashkëpartiakët e saj që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese.

Ajo i ka këshilluar deputetët “rebelë” të BDI-së që të bëjnë dallim ndërmjet ndryshimeve të propozuara kushtetuese dhe  propozimeve për stemën shtetërore.

“Nuk ka asgjë kontestuese në këto propozim-ndryshime kushtetuese. E vetmja gjë që më shqetëson është mungesa e gjithëpërfshirjes si pasojë e mungesës se një pjese të opozitës. Por, në rrethanat që gjendemi është për t’u përshëndetur fakti që me këmbënguljen të BDI-së, të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venedikut dhe BE janë inkorporuar në draftet finale”.

Aliti ka thënë se nuk do të debatojë edhe pse në këtë pako të ndryshimeve kushtetuese nuk është edhe mënyra a zgjedhjes se presidentit, sepse në këtë fazë ky debat është i vonuar.

“Vetëm do të ju rikujtoj se në fazën e inicimit të ndryshimeve kushtetuese (qershor 2014) të njëjtat janë debatuar në kryesine qendrore, pjesë e të cilës janë një numër i madh i deputeteve nga kjo përbërje”.

Sipas Alitit, të gjithë janë dakorduar që të përkrahen propozim-ndryshimet. Si rrjedhojë, shqetësimet që plasohen sot lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

“Fundja nëse treni të ikë ka pak rëndësi ka nëse akoma ke biletën në xhep. Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi, udhërrëfyes gjatë vendimeve kam principet e mia”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button