Shtatë mënyra për të pasur dhëmbë të bardhë

1. Mos përdorni sode buke
Soda bukës mund të jetë një pastrues shume i talentuar për shtëpinë tuaj, por jo për dhëmbët. Ky kompleks kimik është një gërryes, do të thotë se do të ndihmojë për të hequr njollat, por gjithashtu mund të jetë e dëmshme. Pas përdorimit të vazhdueshëm, ajo mund të fillojë të largoje smaltin e dhëmbëve, gjë e cila do të shkaktojë qe dhëmbët tuaj të errësohen.
2. Mos pini pije energjike
Qëndroni sa me larg nga pijet energjike. Acidi qe ato përmbajnë ka efekte shume negative aq me tepër qe dhembet tuaj “bëjnë banje acidi” ndërsa ju konsumoni këto pije. Pirja e këtyre pijeve nëpërmjet një pipe mund të mbrojë dhëmbët tuaj.
3. Ndërroni furçën tuaj te dhëmbëve
Një buzëqeshje e bardhe mund të jetë me e lehtë duke hedhur poshtë furçën tuaj te vjetër te dhëmbëve. Sipas Dr. Glosman, “Zëvendësoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, ose atëherë kur shihni se fijet plastike te furçës fillojnë të përkulem.”
4. Lani me furçën e dhëmbëve edhe gjuhën tuaj
Larja me furçë e gjuhës tuaj nuk është vetëm për të pasurit një frymëmarrje të freskët. Dr. Glassman thotë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë parandalimin e errësimit te dhëmbëve. Gjuha juaj akumulon baktere, të cilat mund të lënë njolla ne dhembet tuaj.
5. Shpëlani gojën me uthull molle
Ndërsa kjo nuk është aq efektive sa të tjerat, nga trajtimet më të zakonshme për çngjyrosje, kjo është një mënyrë e natyrshme dhe organike për të mbajtur një buzëqeshje të shëndetshme. Dr. Glassman rekomandon shpëlarje te gojës me përbërje me te madhe ujë dhe përbërje me te vogël uthull molle, mbajeni përzierjen për rreth një minute ne goje.
6. Hani fruta të paprera dhe perime
Ngrënia e frutave, perimeve, dhe ushqimeve të tjera te pa prera është e mirë për trupin tuaj dhe dhëmbët tuaj. Dr. Glosman thotë se të hani arra, karrota dhe mollë te paprera, dhe lulelakër mund të ndihmojë për të mbajtur dhëmbët tuaj të pastër duke hequr njollat sipërfaqësore.
7. Shpëlani gojën me ujë pasi të hani portokall
Edhe pse ato janë shume te mira për vitaminën C, fruta të tilla si limon dhe portokall, përmbajnë acid që gërryen smaltin e dhëmbëve. Sigurohuni që të shpëlani gojën me ujë menjëherë pasi të hani këto fruta për të hequr acidin shkatërrues nga dhëmbët tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button