fbpx

Shkarkohet Bllagica Novkovska , drejtore e Entit të Statistikës

Pas 9 vitesh, Bllagica Novkovska shkarkohet nga funksioni i drejtores të Entit Shtetëror të Statistikës. Në vendin e saj vjen Lidija Kostovska, e cila deri më tani ishte drejtore e Drejtorisë së sigurisë dhe klasifikimit të informacioneve. Drejtoresha e deritanishme e statistikës, Novkosvka në këtë post ishte prej vitit 2006.

Gjatë kohës së udhëheqjes me këtë institucion Novkovska bëri përpjekje për realizimin e regjistrimit të popullsisë, por ky proces kishte dështuar. Novkovska është bashkëshorte e Nenad Novkovskit, ish ministrit të arsimit në kohën e qeverisjes së Ljubço Georgievski. Novkovski konsiderohet si kritikues i flaktë i garniturës aktuale politike, sidomos në zbatimin e provimit shtetëror në arsimin e lartë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close