Horoskopi ditor, e martë 3 nëntor 2020

Dashi

Gjithçka është e mundur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione. Beqaret do realizojnë disa takime mbresëlënëse te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Dilni dhe argëtohuni sa te mundni. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet. Sot është momenti për te marre edhe masa.

Demi

Do reflektoni gjere e gjate sot për jetën tuaj ne çift dhe do merrni vendime me rëndësi. Shume gjera do ndryshojnë. Beqaret do marrin ose do bëjnë deklarata te forta dashurie. Me shume gjase shume shpejt do fillojnë histori emocionuese. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak. Disa te afërm do ju dhurojnë shuma te konsiderueshme.

Binjaket

Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni sot kohen kur te jeni pranë partnerit. Flisni me te për çdo gjë qe ju shqetëson, por edhe për gjerat qe ju bëjnë te ndiheni mire. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe do mbeten përsëri vetëm. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri sepse po filluar problemet, vështirë se mund te mbarojnë kollaj.

Gaforrja

Dita e sotme do jete mjaft delikate për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mund te thoni gjera te gabuara te cilat do e prekin tej mase personin qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do qëndrojnë vetëm. Financat nuk do jene shume te mire, megjithatë edhe me aq sa do keni do mund t’ia dilni po i menaxhuat me kujdes.

Luani

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift prandaj gjerat do shkojnë me se miri. Disa do kenë edhe mbrëmje romantike. Beqaret do qëndrojnë serish vetëm sepse mundësitë nuk do jene aspak te mira. Me mire vetëm sesa te vuani me vone. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me veten qe te mos shpenzoni shuma te mëdha.

Virgjeresha

Duhet te keni durim dhe shume dëshirë për te rregulluar te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën ne çift. Nëse ndjenjat janë ende te fora do i keni me te thjeshta gjerat. Jeta sentimentale e beqareve do jete mjaft e favorizuar. Mund te krijoni një lidhje afatgjate dhe qe do iu sjelle mjaft kënaqësi. Edhe pse do keni shume dëshirë për shpenzime ju do i bëni balle dhe do kurseni paksa.

Peshorja

Klima për jetën tuaj ne çift do jete mjafte kontrastuar sot. Beni shume kujdes me çdo gjë qe do thoni nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por do jene shume dyshues me te gjithë personat. Ne planin financiar mos prisni ndihme nga askush, por merrni sa me shpejt masa qe ta stabilizoni situatën.

Akrepi

Do jeni me personalitet te forte gjate kësaj dite dhe do i kaloni me qetësi problemet qe do iu dalin ne jetën ne çift. Ne mbrumeje situata do jete disi me e qete. Beqaret do e kenë shume te vështirë te gjejnë princin e tyre te kaltër edhe pse nuk do lënë vend pa kërkuar. Ne planin financiar do iu gjeni nga një zgjidhje vështirësive, por vetëm nëse përqendroheni sa duhet.

Shigjetari

Do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj sot megjithatë gjithçka do zgjidhet shpejt dhe dielli do rilinde serish ne jetën tuaj. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat, por absolutisht jo te fillojnë menjëherë lidhje pa qene te sigurte se çfarë personi tjetër dëshiron. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare, prandaj mund bëni edhe ndonjë investim.

Bricjapi

Do kërkoni me patjetër ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe me pak mund do ja dilni. Pika me e forte është se do bashkëpunoni ne çdo moment me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet t’i ngjitin shkallet dy e nga dy sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

Ujori

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje do mbeten te vetmuar. Çështjet e financave do jene goxha delikate. Mos e teproni me shpenzimet sepse situata do dale jashtë kontrollit. Borxhet duhet t’i shlyeni me vone nuk është tani momenti.

Peshqit

Shtojini paksa dozat e fantazisë gjate kësaj dite ne mënyre qe rutina te largohet nga jeta juaj ne çift. Po vazhdoni me te njëjtin ritëm si gjithmonë do keni probleme. Beqaret do marrin mjaft komplimente, por nuk duhet t’iu besojnë te gjithëve. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume sepse një gabim i vogël mund t’iu lere pa asnjë para ne xhep.

Lajme të ngjashme

Back to top button