Përplasjet në kufi, Izraeli gjuan 50 raketa në Liban

Forcat izraelite kanë gjuajtur 50 raketa në territorin e Libanit pasi Hezbollahu mori përsipër përgjegjësinë mbi sulmin ndaj autokolonës ushtarake izraelite të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë Hezbollahu ka pranuar se luftëtarët e tij kanë shkatërruar disa automjete izraelite të cilët transportonin oficerë dhe ushtarë, duke shkaktuar kështu dëm ndërmjet forcave armike. Në komunikatë thuhet se sulmin e kanë kryer pjesëtarë të grupit të cilët e vetën e quajnë “dëshmorët heroik të Quneitras”, duke sugjeruar se sulmi erdhi si reagim ndaj sulmeve ajrore të Izraelit në Lartësinë Golan më 18 janar, ku humbën jetën gjashtë anëtarë të Hezbollahut dhe gjenerali iranian.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se një predhë antitank kanë goditur automjetin izraelit në afërsi të kufirit me Libanin. Zyrtarët libanez kanë thënë se forcat e Izraelit kanë gjuajtur ndaj fshatrave kufitare Majidiyeh, Abbasiyeh dhe Kfar Chouba. Asnjëra palë nuk ka raportuar për viktima eventuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button