Pogba nuk e dëshiron Unitedin

Paul Pogba nuk do të rikthehet kurrë në Manchester United. Për këtë është i bindur mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo.

Pogba, ishte pjesë e Manchester Unitedit, por kishte vendosur të largohet në drejtim të Juventusit, në vitin 2012, pasi ekipi anglez nuk i kishte dhënë hapësirën e duhur në ekipin e parë.

“Unë nuk mund të shoh Pogban duke u rikthyer ndonjëherë në Manchester United.”, ka deklaruar reprezentuesi italian.

Pogba pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, derisa në mesin e klubeve të interesuar për francezin është edhe Manchester United.

Lajme të ngjashme

Back to top button