fbpx

Ademi: Më parë japim dorëheqje, se sa të votojmë ndryshimet kushtetuese

Tre deputetët e BDI-së konfirmojnë se në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojnë qëndrimin lidhur me këto pako amendamentesh kushtetuese, për shkak se sipas tyre, ndryshimet nuk janë platformë e BDI-së.

Sipas deputetit Xhevat Ademi, kushtetuta gjithsesi duhet ndryshuar, por vetëm në pjesën e zgjedhjes së presidentit, ashtu siç kishte premtuar BDI-ja në fushatën parazgjedhore. Ademi madje thotë se në instancë të fundit, më parë do të jepte dorëheqje se sa të votonte pakon e propozuar nga VMRO DPMNE-ja.Edhe dy deputetët e tjerë Hazbi Lika dhe Zulfi Adili ndajnë qëndrimin e njëjtë, atë që e kishin prezantuar edhe në Kryesinë Qendrore.

Ndërkohë grupit të deputetëve që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese u është shtuar edhe nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti. Për dallim prej 3 deputetëve të tjerë të cilët kategorikisht kundërshtojnë amendamentet e propozuara, Aliti kërkon që Ligji për Gjykatën Kushtetuese të votohet me Badenter, me qëllim ndryshimin e vendimmarrjes së këtij organi dhe parandalimin e mbivotimit të gjykatësve shqiptarë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close