Destani: Ministria ka afat pre dy ditëve që të fillojë bisedimet

SASHK I ka dhënë afat Ministrisë së Arsimit për fillimin e bisedimeve, në të kundërtën do të ndërmarrin masa më radikale. Nga sindikata rajonale e arsimit në Kumanovë thonë se edhe përkundër presionit, në shkollat e Kumanovës greva po rrjedh normalisht.

“Sot është dita e shtatë e grevës. Ka në disa shkolla presione, por nuk e dimë se nga vijnë. Ne mbrëmë në SASHK kemi mbajtur seancë dhe i japim afat ministrisë që sot ose nesër të ftojë për bisedime, në të kundërtën mund të ndërmarrim masa më radikale”, deklaroi Selajdin Destani, kryetarë i Sindikatë rajonale të arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button