Wenger bëhet trajneri më i paguar në botë

Me një goditje të vetme Arsene Wenger ka rifituar besimin e drejtuesve të klubit të Arsenalit. Francezi pritet që të rinovojë kontratën, duke u shndërruar kështu në trajnerin më të paguar të botës.

Sipas mediave angleze, ai do të përfitojë 18 mln euro në sezon. Wenger ka qenë i shigjetuar nga shumë kritika dhe kundërshti, për shkak të moseficencës në merkaton verore. Arsyeja e vendimit të klubit londinez, për t’i ofruar kontratë të re Vengerit, është blerja e Mesut Ozilit.

Në ditën e fundit të merkatos, francezi arriti që t’ia merrte Real Madridit mesfushorin gjerman, ndërsa për kartonin e tij pagoi shumën e 50 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button