Tetovë, formohet organizata për pëllumbtari

“Klubi Doni” është emri i organizatës së adhuruesve së pëllumbave të cilën e formuan Nexhat Luma, Xheladin Aliji, Faruk Habili dhe Hazbi Rushani. Sipas tyre, një nga qëllimet kyce të kësaj organizate është zhvillimi i pëllumbtarisë në Tetovë dhe gjetiu.

“Organizata do të punojë në edukimin e anëtarëve të saj, do të ndërmerr iniciativa për zhvillim të pëllumbtarisë, afrim dhe afirmim të të rinjve të cilët dëshirojnë të merren me pëllumbtari, organizim të seminareve dhe aktiviteteve në natyrë me qëllim të përmirësimit dhe ngritjes së vetëdijes për humanitet te njerëzit si dhe për përkujdesje ndaj pëllumbave.” thonë mes tjerash iniciatorët e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Back to top button