Ivanov: Çdo dukuri e jotolerancës duhet të pengohet

­ Komemoracioni në kampin Aushvic­Birkenau ishte moment i përkujtimit të njërit prej krimeve më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, përkujtimit deri ku mund të sjellë jotoleranca dhe mosrespektimi i dallimeve mes njerëzve, vlerësoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili dje së bashku me më shumë liderë nga Evropa, SHBA­ja dhe Kanadaja mori pjesë në shënimin e 70 vjetorit nga çlirimi i kampit i përqëndrimit Aushvic­Birkenau.

Në ngjarje, siç njoftoi Kabineti i presidenti Ivnov, morën pjesën një numër i madh i liderëve botëror, të cilët kanë paraqitur interes për situatën në rajonin tonë. Në komemoracion fjalim ka mbajtur edhe presidenti polak Bornisllav Komorovski, përfaqësueset të të mbijetuarave, ndërsa është prezantuar edhe fushata “18 shtylla të përkujtimit”.

Në komemoracion, krahas presidentit të Maqedonisë morën pjesë përfaqësues të shumë vedneve evropiane , SHBA­ja dhe Kanadaja, midis të cilëve edhe presidenti i Francës dhe Gjermanisë, Fransoa Olland dhe Joahim Gauk, presidenti austriak Hajnc Fisher, presidenti kroat Ivo Josipoviq, mbreti i Holandës Uilhelm ­Aleksandar, presidenti ukrainas Petro Poroshenko, presidenti lituanez Dalia Gribauskaite, presidenti bullgar Rosen Plevneliev, presidenti slloven Borut Pahor, presidenti zviceran Simoneta Somaruga, kryeministrat e Norvegjisë dhe Hollandës, trashëgimtari mbretëror norvegjez dhe personalitete të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button