fbpx

Shkodran Mustafi: Jam i lumtur që luaj në kampionatin spanjoll

Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi në një intervistë për mediat spanjolle, thotë se ndihet mirë në Spanjë.

Mbrojtësi nga Gostivari gjithashtu flet edhe për eksperiencën në kampionatin spanjoll, duke theksuar se është i nderuar që luan për skuadrën e Valencias.

“I gjithë ekipi e di shumë mirë që në fazën e dytë duhet të rikuperojmë pikë të cilat i kemi lënë ndaj ekipeve më të dobëta se ne. Po punojmë shumë dhe mendojmë për ndeshjen ndaj Malagas”.

Gjatë intervistës, ai komentoi edhe situatën që po kalon Cristiano Ronaldo pas kartonit të kuq të marrë në Cordoba.

“Më pëlqen të flas për ekipin tim por dua të theksoj se dënimi ndaj Ronaldos duhet të jetë i njëjtë me atë të lojtarëve të tjerë kur bëjnë të tilla gjeste. Gjesti kur u tregoi tifozëve të Cordobas stemën e Botërorit të Klubeve është një tregues i qartë se ai është i frustruar”.

Në fund Mustafi tha se asnjëher nuk e kishte menduar se La Liga ishte në një nivel kaq të lartë.

“Jam i nderuar që luaj në këtë kampionat dhe në një ekip me lojtarë të mëdhenj. Sa për formacionin është trajneri ai që vendos kurse ne lojtarët duhet të jemi gati për çdo ndeshje”, përfundoi Shkodran Mustafi. / Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close