Tetovë, nxënësit e paraleleve shqipe edhe sot bojkotojnë testimin ekstern

Testimi ekstern edhe sot nuk realizohet në shumë shkolla të mesme në Tetovë. Në gjimnazin e Tetovës ‘ Kiril Pjecinoviq”, nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe dhe përbëjnë 90 për qind të numrit të përgjithshëm të nxënësve refuzojnë të mbajnë testimin ekstern.

Sipas nxënësve testet përmbanin pyetje jo adekuate. Testimi ekstern ishte paraparë të mbahet në UEJL sepse në gjimnaz nuk ka kushte hapësinore që të mbahet testimi.

Edhe profesorët e gjimnazit të Tetovës kryesisht ata që japin mësim në paralelet ën gjuhën shqipe nuk mbajnë testimin ekstern dhe njëkohësisht gjenden në ditën e shtatë të grevës.

“Nuk do të tërhiqemi dhe plotësisht do të respektojmë vendimin e SASHK-ut në raport me grevën dhe bojkotin e testimit ekstern tha Hafezat Dervishi kryetar I organizatës sindikaliste pranë gjimnazit “Kiril Pejcinoviq në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button