Demi i tërbuar shndërron stacionin e autobusëve në një arenë të boshatisur

Stacioni i autobusëve në Kumanovë për një çast u shndërrua në një arenë spanjolle, pas hyrjes së një demi që dukej i tërbuar.

Nga rruga afër parkut të qytetit, demi është futur në pjesën e stacionit ku parkohen autobusat për nisje. Dëshmitarët thonë se demi dukej i frikësuar nga njerëzit dhe filloi të sillej si një udhëtarë pa destinacion duke vrapuar edhe pas njerëzve.

Demi nuk qetësohej edhe nga pronarët e tij. Drama me demin në stacionin e autobusave në Kumanovë ka zgjatur 15 minuta, ndërkohë që udhëtarët dhe të punësuarit kërkonin skajet e për tu fshehur.

Pasi sfidon arenën e boshatisur të stacionit të autobusëve, demi largohet para se të vijë policia.

Sjellja e tërbuar e demit nuk pati pasoja për udhëtarët, përveç një spektakli të shkurtër. Nga policia thonë se nuk ka udhëtarë të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button