Ademi pranon të bisedojë me SASHK-un, vetëm nëse ndërpritet greva

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme të ulet dhe të bisedojë për të gjitha kërkesat me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vetëm nëse këta të fundit vendosin që të ndërpresin grevën. Kështu thotë për ALSAT-M ministri Abdilaqim Ademi.

“Ne jemi të hapur për të biseduar me SASHK-un për të gjitha temat për të cilat ata pretendojnë se duhet të diskutohet, por gjithmonë duhet të kemi parasysh se në kushte greve sigurisht se nuk mund të ketë bisedime pasi do të ishte një atmosferë presioni dhe atmosferë në të cilën edhe nuk mund të bisedohet. Shpresojë që kryesia dhe këshilli i SASHK-ut të miratojnë vendim për ndërprerjen e grevës dhe me këtë ti japin mundësi një dialogu konstruktiv”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ademi pranoi se testimi ekstern është zhvilluar pjesërisht. Ai akuzoi SASHK-un për mos-informim të drejtë për të gjithë mësimdhënësit pasi pasojat nga mosnënshtrimi i nxënësve në këtë testim do ti bartin fëmijët, por edhe mësuesit.

Ademi njoftoi se MASH nuk do të lëshojë paga mujore për mësuesit grevistë pasi ata duhet t’i paguaj sindikata. Ndërsa ata që nuk janë anëtarë, për fat të keq nuk do të marrin pagë as nga sindikata.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Banu njeher ne jeten tande burre dhe largoji te gjitha te keqijat, qe jane ne dem te nje Shoqerie te tere!
    Juristet thuajn: ” IMA POVREDA NA MATERIJALNO PRAVO”!

Back to top button