Votohen ndryshimet e ligjeve nga fusha financiare

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 34­të votoi ndryshime dhe plotësime të ligjeve për procedurë tatimore, për letrat me vlerë, për bankat si dhe për sigurimin e depozitave. Me ndryshimet e Ligjit për procedurë tatimore kryhet harmonizimi i dispozitave kundërvajtëse të cilat kanë të bëjnë me personat fizik me dispozitat e Ligjit për mbrojtje dhe parandalim të kryerjes të veprimtarisë së paregjistruar.

Ndërrohet neni 179­v nga ligji i ekzistues, me qëllim që të përcaktohet vlerë më e lartë e gjobës për shkeljen e bërë nga personi fizik përderisa nuk parashtrojnë kallëzim për regjistrim dhe nëse nuk kryesojnë libra afariste dhe evidenca. Ndryshimet e miratuara të Ligjit për letra me vlerë parashikojnë që botuesit të cilët do të japin certifikata afatshkurte për depizitë të mos kenë obligim të kërkojnë leje për botimin e tyre nga Komisioni i letrave me vlerë.

Shoqëritë për menaxhim me fondet investuese do të mund të bëhen anëtare e depozituesit të letrave me vlerë dhe të hapin portfolio llogari në depozituesin gjatë kryerjes së shërbimit ­ menaxhim me mjetet për llogari të klientit individual. Gjithashtu shtëpitë e brokerit do të kenë obligim menjëherë ta vendosin urdhëresën e klientit në sistemin për tregtim të bursës. Ndryshimi i tillë, sipas arsyetimit, është në drejtim të mbrojtjes së interesave të investitorëve me qëllim që të mos i lë hapësirë brokerit të spekulojë me urdhëresat e klientëve për blerje dhe shitje të letrave me vlerë, përkatësisht menjëherë t’i vendosë në sistemin për tregtim për realizimin e tyre.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për banka, sërish, e rregullojnë qasjen deri te të dhënat me të cilat është bindur banka gjatë kryerjes së aktiviteteve bankare dhe aktiviteteve tjera financiare, të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë dhe bankat në Maqedoni, vetëm për qëllime të procedurave të cilat zbatohen në suaza të atyre institucioneve. Që të mundësohet inkuadrimi, nevojitet që këto institucione të lidhin memorandum për bashkëpunim me bankën me të cilën rregullohet mënyra e arritshmërisë të të dhënave të cilat paraqesin fshehtësi bankare.

Në seancën e Kuvendit janë miratuar edhe vendimet për miratim të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2014 dhe të raportit vjetor për punë të Agjencisë për sektorin hekurudhor në vitin 2013. Kuvendi do të vazhdojë me punë pas pushimit të rregullt, kur duhet të prononcohet për ndryshimet e propozuara të ligjeve për procedurë gjyqësore, për tatimin e vlerës së shtuar, për qendrat partiake analitike­hulumtuese, për tokën ndërtimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button