Tsipras: Greqia do të paguajë borxhin

Kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se vendi i tij do të paguajë borxhet.

Duke iu adresuar takimit të parë të kabinetit të tij, që nga fitorja e së dielës, Tsipras ka thënë se do të negociojë me kreditorët ndërkombëtarë për paketën e ndihmës në vlerë prej 240 miliardë eurosh.

“Ne nuk do të hyjmë në përleshje shkatërruese, por as nuk do të vazhdojmë politikën e nënshtrimit”, ka thënë lideri i partisë së ekstremit të majtë, Syriza.

Greqia, qysh në vitin 2010, ka bërë shkurtime të ashpra buxhetore në këmbim të ndihmës së negociuar me të ashtuquajturën treshe: Bashkimin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Ekonomia e saj është tkurrur në mënyrë drastike qysh nga kriza financiare globale e vitit 2008.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar qeverinë e Tsipras që t’iu përmbahet angazhimeve të saj.

Dështimi i Greqisë për të paguar borxhet mund ta detyrojë atë që të largohet nga Eurozona.

Lajme të ngjashme

Back to top button