Analizë: Në fushatat e qeverisë “betonohen” paragjykimet e partisë në pushtet

Qëllimi kryesorë i qeverisë nëpërmjet fushatave nuk është që ti informojë qytetarët për politikat me interes publik, por për vetë-promovim dhe për t’ju imponuar atyre vlerat, qëndrimet dhe principet që kanë përmbajtje konzervative-patriarkale-demokristiane, thuhet në analizën e përgatitur nga OJQ Infoqendra.

Analiza është përgatitur në kuadër të programit për monitorim të komunikimit të qeverisë me qytetarët, dhe ka të bëjë me fushatën kushtuar vlerave familjare dhe tolerancës ndërfetare.

“kështu janë në rend të parë fushatat për vlerat familjare, për familjet me shumë anëtarë dhe për reformat shëndetësore me çka kufizohet aborti. Këto fushata, siç është edhe fushata për tolerancë ndërfetare , ndëretnike dhe bashkëjetesë, promovojnë vlera neokonzervative dhe i forcon stereotipat dhe paragjykimet. Në të vërtetë, këto fushata në mënyrë të drejtpërdrejtë promovojnë ideologjinë e partisë që është në pushtet”, thuhet në analizë.

Lajme të ngjashme

Back to top button