“Zhduket” Këshilli Gjyqësorë

Ju lutem mos u paraqitni, nuk guxojmë që të japim deklarata në emër të kryetarit të Këshillit gjyqësorë, harroni se më jeni lajmëruar… ishin reagimet e disa anëtarëve të trupit më të lartë gjyqësorë, të cilëve arritëm disi ti kapim në telefon. Në pyetjen se kush është kryetari I tyre, ato heshtin dhe thonë që mos të jemi këmbëngulës, shkruan Vest.

Këshilli gjyqësorë nga 12 dhjetori nuk ka mbajtur asnjë seancë, nuk shkarkon gjykatës, nuk konstaton pensionimin apo mbarimin e mandatit për kryetarë gjykatash dhe çka është më e keqja nuk i shohin as ankesat e qytetarëve që pranohen nga Këshilli.

Anëtarët marrin rroga mujore prej 1 mijë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button