Oborri i klinikave si treg veturash

Sirenat e kolonës së automjeteve të cilët rreth gjysmë ore presin që të hynë në klinikat janë ankth i përditshëm I pacientëve të klinikave në Shkup.

Ato që janë pa veturë ballafaqohen me problem të tjera siç është parkimi jo i duhur i veturave nëpër trotuare. Ndërsa për pacientët me invaliditet fizik lëvizja nëpër këto rrugë dhe trotuare është e pamundur.

“Kjo nuk është klinikë, kjo është treg veturash”, ‘Tragjedi, s’di çka të them, Është papastërti, nuk ka vend për këmbësorët, gjithkund parkohen vetura”, deklarojnë qytetarët për Telma.

Pacientët ankohen edhe për pritjet e gjata për kontrolle, ndërsa thonë se me projektin e ri të Qeverisë “termini im” ndodh që ato të presin për një kontroll edhe nga dy orë resht.

Lajme të ngjashme

Back to top button