Një pjesë e Shkupit nesër pa energji elektrike

 Qendra rajonale për menaxhimin me kriza e Qytetit të Shkupit, informon se nesër, e enjte, pa energji elektrike do të janë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Butel, Çair dhe Saraj.

Këtu i keni lokacionet e sakta se ku nuk do të ketë energji elektrike:
–    Nga ora 08:30-10:30, pjesë nga shfrytëzuesit e Vizbegut kah Hoteli Nju Star dhe shfrytëzuesit nga rruga 2
–    Nga ora 08:30-14:30, shfrytëzuesit e rrugëve Xhon Kenedi, Qemal Ataturk dhe Cvetan Dimov
–    Nga ora 09:30-14:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kondovë
–    Nga ora 11:00-15:00, shfrytëzuesit e rrugës Skupi b.b- rruga për në Vizbeg.

Lajme të ngjashme

Back to top button