PL: Humbja e së drejtës së votës, kulmi i mos interesit për politikën e jashtme

“Politika e jashtme e kryeministrit Nikolla Gruevskit  dhe humbja e të drejtës së votës në Asamblenë përgjithshme të KB për 24 mijë dollar borxh e vendos Maqedoninë në vendin e merituar si lider i grupit ku bën pjesë edhe Kirgistani, Ruanda, Jemeni, Tonga dhe vende te tjera. Dallimi I vetëm se presidenti jonë për dallim nga kryetari i Jemenit nuk është i rrobuar nga rebelët”, thotë Partia Liberale.

Sipas kësaj partie me humbjen e drejtës së votës, administrata e partizuar dhe mos interesi për politikën e jashtme e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, ka arritur kulmin.

“VMRO – DPMNE dhe Nikolla Gruevski morën leksion se nuk mund ta mbizotërojnë Asamblenë e Përgjithshme të KB ashti siç sillet me Parlamentin e Maqedonisë. Besojmë se nuk duhet që të kujtojmë se borxhi duhet të paguhet menjëherë. Besojmë se deputetët do të heqin dorë nga harxhimet qoftë edhe për një udhëtim zyrtarë”, thuhet në komunikatën e PL-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button