Arrestohet një person pas incidentit në Aerodrom

Policia e Shkupit arrestoi personin A.K. (16) nga Shkupi dhe me të është kryer bisedë në Stacionin policor në Bit-Pazar” në prani të prindërit të tij. Pas ndriçimit të tërësishëm dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Siç kumtoi sot MPB, mbrëmë rreth orës 20, në bulevardin “Jane Sandanski” në parkingun pas QT “Kapitoll” dy persona fizikisht e kanë sulmuar të miturin 14 vjeçar, i cili ka qenë së bashku me dy shokët e tij të moshës 16 vjeçare, në atë mënyrë që së pari i kanë takuar dhe kanë filluar t’i ndjekin. Të dy djemtë e moshës 16 vjeçare kanë ikur në një drejtim, ndërsa i mituri 14 vjeçar ka shkuar drejt Novo Lisiçes, por është takuar nga dy persona të panjohur dhe fizikisht është sulmuar.

“Në një moment i dëmtuari ka arritur të ikë pas çka personat me automjetin “mercedes”  e kanë lëshuar vendin e ngjarjes dhe pasi kanë arritur në afërsi të QT “Kapitoll” me armë zjarri janë gjuajtur disa plumba në drejtim të panjohur. Të miturit 14 vjeçar i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’, ku i janë konstatuar lëndime trupore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button